Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një 52-vjeçari në Tiranë.
Bëhet fjalë për biznesmenin Eduart Reci, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Rrugën e Elbasanit.
52-vjeçari, nga Dibra, u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës në rrethana ende të paqarta.
Ai u dërgua tek spitali i Traumës në kryeqytet, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke luftuar për jetën.
Atentati ndaj Eduart Recit ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.