Në moshën e tij më të bukur, Martin Canit iu pre jeta në mes dhe iu shuan ëndrrat për tu bërë një futbollist i madh nga një thikë e cila iu ngul në zemër nga bashkëmoshtari i tij, 14-vjeçari Mario Përlleshi.

Një sherr i nisur ditën e premte përfundoi tragjikisht pak pas mesditës të së hënës, 18 nëntor, ku Mario Përlleshi qëlloi me thikë në zemër Martin Canin dhe plagosi shokun e këtij të fundit, Luis Meçja.

Plaga rezultoi të ishte fatale për të miturin, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës pak pas ngjarjes. Ndërkohë, polcia më pas bëri të mundur dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarje makabër, Mario Përlleshin.

Nga një hulumtim i vogël rezulton se me emrin e këtij shtetasi ka dhe një bar-cafe i cili është i pozicionuar në një nga zonat më të njohura të Tiranës, në afërsi të “Stadiumit Dinamo”.

Mësohet se bar-cafe mban emrin “Mario 2009” dhe administrohet nga dy prindërit e 14-vjeçarit, Ndue Përlleshi dhe Vilma Përlleshi.

Lironi 14-vjeçarin vrasës dhe arrestoni prindërit e tij!

Sakaq theksojmë se këtë të mërkurë autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshi ka dhënë dëshminë para uniformave të Policisë.

Duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se a është penduar apo jo, 14-vjeçari tregoi se me bashkëmoshtarin e tij ishin zënë pasi ai po e shikonte.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai ndër të tjera.