Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2024, rreth orës 06:00, në hyrjen e një pallati, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. L., 38 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).

Me trupin do të kryhet ekspertiza mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. /gazetajone