Prekë Kodra do të kryente një vrasje për llogari të fisit Bajri, ose të paktën kështu kishte në plan! Por ndërhyrja e Suel Çelës e bëri që të ndryshonte mendim.
Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK, të zhvilluar në Elbasan, janë zbardhur detaje nga dosja dhe po ashtu janë zbardhur komunikimet e Suel Çelës dhe personave që ai kishte afër. Nga komunikimet më 9 gusht të viti 2020, në këto mesazhe të shkëmbyera sa në Enchrochat dhe SkyECC, Prekë Kodra i tregon planin, por nuk i zbulon emrin e shënjestrës në Shkodër.
Por sapo i përmend emrin e fisit nga Shkodra, Marjus Lulaj (Suel Çela) e këshillon që të mos ketë besim tek ta. Kodra mesa duket në vështirësi ekonomike lëkundër, ndërsa më 27 gusht 2020, Lulaj e fton për t’u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurtë, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat janë hapur në Holandë dhe Angli, por ka menduar se ata që përdoren në Shqipëri janë të sigurtë.
Pjesë nga dosja:
Nga komunikimet në datën 09.08.2020, dyshohet se Prekë Kodra, do të përfshihej në një ngjarje kriminale, për të cilën nuk janë përftuar të dhëna me interes për identifikim. Në lidhje më këtë çështje Marjus Lulaj e këshillon të mos e bëjë, nga konteksti i bisedës dyshohet se kjo ngjarje kriminale do të realizohej për llogari të fisit Bajri. Marjus Lulaj e këshillon, pasi nuk duhet të ketë besim te ata për këtë qëllim i shkruan mesazhet me tekst; “…amanet aty mos u perzi…tjesh i sigurt do maresh fun me ata aty…bajrit sjan tmir ti i ke provu e un i kam provu me ata je o nburg o nvarr ma nigjo fjalen per buk nuk ngel skam vdek akoma un…shok as mos e meno me u perzi me ta sje budalla…ato dy rrug ke me ata ma nigjo fjalen…do merje fun me ata kte koh…ti je perfol direkt kan me arth te ty sa tnodhi ngjarja bajrit flasin gjitha mohabetet nuk i rruhet kari mrapa te ty koha e ka tregu…po i di dhe kto i kam nigju…shok zhytja me ata ash noqean celsat…po e lem qecohet ca dit e po tthem tvish te flasim gojarisht…”.
Nga bisedat e zhvilluar midis Marjus Lulaj dhe Preke Kodra më datë 27.08.2020, Marjus Lulaj e fton për t’u takuar fizikisht, si dhe e informon se telefonat që kanë ne perdorim nuk janë të sigurte, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve EnchroChat të ciles Marjus Lulaj i referohet me termin “enkro”, janë hapur në Hollandë dhe Angli, por jo në Shqipëri. Nisur nga sa më sipër Marjus Lulaj e këshilllon që edhe “keetu” duke nënkuptuar platformën SkyEСС të mos flasin me detaje. Marjus Lulaj shkruan “…pranaj tkam shkru…kur tbahesh mar fund javes hajde po tpres…se as kto tel sjan shum sigurt…mir mir…po po flitet se i kan hap dhe kto si enkrot…por jo ktu holland angli….mir ash mos me fol me detaje dhe ktu… desha me ba i pun u organizum…e anollova…skam pa kaq shum civila e polic ne qytet…ktu ktu…kam ba hyrje na mrapa…”
Marjus Lulaj e informon Prekë Kodren se në Elbasan ka prezencë të shtuar policore të shërbimeve operacionale dhe për shkak të tyre nuk ka arritur të realizonte një ngjarje kriminale të cilës i referohet me termin “punë”.
Nga bisedat e kryera në datën 29.08.2020 Marjus Lulaj komunikon me Prekë Kodrën të cilin e fton për të shkuar në Elbasan dhe në vijim i dërgon një fotografi të një personi i cili nuk shfaqet i plotë, dhe për pasojë nuk mund të identifikohet, por dyshohet së në fotografi është shtetasi Fuad Verzivolli të cilit i referohet me nofkën “miri”. Marjus Lulaj në vijim e pyet “nai derr eger e desha….mir shok tpaca mir ardhsh…”.
Përgjatë gjithë komunikimeve të dosjes, Prekë Kodra ndyrshohet me pseudonimet “gjahtari”, “gjuetari”, dhe “mjeshtri”. Dyshohet se është pikërisht ky personi që ka qëlluar ndaj Ardjan Çapjes, të cilin e la të plagosur në oborrin e banesës së tij. Gjuajtja u bë nga kodra përballë shtëpisë dhe po në dosje, rivalët shkruanin se “xhindi” u kishte shpëtuar për 1 mm, pasi aq larg e kishte pasur plumbin nga zemra./gazetajone