Alessio Lori, krahu i djathtë i bosit të fuqishëm shqiptar Elvis Demçe, është gjetur i vdekur në Romë, në një “air B&B“.

Dyshohet se ai është vetëvrarë, pasi arma e zjarrit i është gjetur pranë trupit.

Lori, i cili do të bënte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke i prerë byzylykun elektronik.

Lori, i njohur si “Chiappa“, ishte në pritje të dënimit përfundimtar për “pjesëmarrjen e tij të qëndrueshme në blerjen dhe shpërndarjen me shumicë të lëndëve”.

Megjithatë, pasi u arrestua verën e kaluar për një episod të ri të lidhur me drogën, ai u la në arrest shtëpie, ku përveçse nuk mund të kryente më krime, ndoshta do të ishte e mundur ta mbrohej më mirë nga frika e hakmarrjes, e cila është një nga arsyet e mundshme të vetëvrasjes.

Kush është Elvis Demçe

Elvis Demçe, i njohur si Zot i Drogës’ është i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik , lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës. /gazetajone