Një shqiptar 25-vjeçar u arrestua në Vjenë Austrisë për shkak se tentoi të paguante në një bordello me euro false.

Një detektor zbuloi se shqiptari kishte paguar 200 euro false. Gjatë kontrollit në banesën e tij, atij iu zbuluan edhe 15 kartëmonedha të tjera false.

Kur doli në gjyq, shqiptari tha se kërkonte që të kthehej sa më shpejt në Shqipëri.

Ai tha se paratë i kishte fituar në mënyrë ilegale në ndërtim. Shqiptari tha se paratë i kishte marrë nga një turk, por nuk tregoi emrin e tij.

Për shkak të këtij rrëfimi, prokurori tha se ky ishte një reflektim brutal në bordello. Gjykata e dënoi me 24 muaj, tetë prej të cilave do i vuajë në burg.

“Nuk dua të qëndroj më këtu, kur do më deportoni,” tha shqiptari pas dënimit.