Majlind Hatibi është 35-vjeçari i cili hodhi nga ura Brian Shkozën në kanalin e ujërave të zeza në Durrës pas një konlifkti për motive të dobëta.
Kjo ngjarje ka ndodhur 8 ditë më parë ndërsa vetëm sot është zbuluar se rënia e 33-vjeçarit në kanal nuk ka qenë aksidentale por e kryer nga një tjetër person.
35 vjeçari Hatibi është vendour në pranga nga policia gjatë pasdites së sotme ndërsa ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesëve.
Në dëshminë e tij, Majlind Hatibi thotë se veprimi ka ndodhur pa dashje dhe nuk i kishte shkuar në mendje se ai do të vdiste.
Ai tregon dhe zanafillën e debatit teksa thotë se Brian Shkoza i kishte ngacmuar gruan dhe ky fakt e kishte nxehur.
Ky i fundit i ishte përgjigjur që gruaja i zgjidh vetë problemet e saj dhe kjo gjë e ka revoltuar më shumë autorin, siç thotë dhe ai në deklaratë.
Ndër të tjera ai shpreh pendesë ndërsa nuk e kishte menduar që e kishte lënë të vdekur pasi e kishte shtyrë.
Ai e kishte marrë vesh që Briani kishte humbur jetën një ditë më pas kur familja po e kërkonte pasi ai nuk ishte kthyer në banesë.
“Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia,” ka thënë Majlind Hatibi në deklaratën e tij.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Brian Shkoza është gjetur nga autoritetet në datën 5 dhjetor në kanalin e ujërave të zeza në Durrës.
Familjarët kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij në datën 4 dhjetor, të cilët kanë deklaruar se kishin humbur kontaktet me 33-vjeçarin dy ditë më parë, kur dhe ishte larguar nga banesa për herë të fundit.