Gazetari Almer Toska ka deklaruar se SPAK do të fitojë para politikës, nëse do të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përmendur këtu rastin e zv.Kryeministren Belinda Balluku.
Në “Opinion” në News24, Almer Toska tha Belinda Balluku ka dhënë 5 miliarde euro koncesione dhe se nga hetimet e SPAK është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademit.
“Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla, menyra se si janë shpërndarë paratë”, tha Toksa, ndërsa shtoi se Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi, do të arrestohen shumë shpejt.
Në vijim gazetari përmendi dosjen e organizatës së Suel Çelës, ku sipas tij, dalin mesazhet e zyrtarëve që kanë përdorur bandën për zgjedhjet.