Kryeparlamentarja Elisa Spiropali iu përgjigj Gazment Bardhit lidhur me interpelancën e kërkuar nga ky i fundit me kryeministrin Rama për Becchetin.

Spiropali tha se në bazë të kushtetutës, interpelanca duhet kërkuar bazuar mbi të vërteta dhe jo në propagandë.

“Duhet të bazohet në të vërteta në kontroll parlamentar dhe jo në nevojë për propagandë të ditës. Kryetar i Kuvendit ka të drejtë të mos e përfshijë interpelancë në rend dite për çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Jemi të gatshëm në çdo kohë, sillni interpelanca që janë sipas rregullore së Kuvendit.

Mos merrni gjëra të pathëna, që nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Do trajtohen interpelanca të bazuar në fakte për interesin publik”, tha Spiropali. /gazetajone.com