Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Arbër Çekaj. Pronari i kompanisë “Arbi Garden” u shpall fajtor për trafikimin e sasisë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vendin tonë 613 kg kokainë.

Çekaj u dënua me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij ju ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të shlyej 14 vite burg.

Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.