Një operacion i zhvilluar nga autoritetet kosovare dhe atyre shqiptare, çoi në finalizimin e “zbërthimit” të grupit kriminal, të cilët merreshin me trafikimin e armëve.

Së fundmi kanë dalë dhe fotot e 6 prej të arrestuarve pjese e këtij grupit kriminal, në krye të së cilëve qëndronte Valter Osmani.

Ky i fundit u arrestua në Kosovë, por mësohet se është banues në Tiranë, kryesisht në zonën e Kombinatit.

Osmani është dhe “koka” e këtij grupi kriminal, të cilët merreshin me tregtinë dhe trafikimin e armëve.

Shqipëri u arrestuan 6 persona, Euxhenio Manushi, 20-vjeç, Endri Papa, 34-vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleu Mucalliu, 26-vjeç; dhe Tonin Shkami, 53-vjeç. /gazetajone