Qeveria do ta blejë energjinë elektrike me 10 lekë për kw nga hidrocentralet private, që i shesin shtetit. Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet për vitin e ardhshëm duke i lënë ato të pandryshuara me këtë vit.

Sipas formulës së miratuar dhe legjislacionit në fuqi, ky është çmimi maksimal, që mund të aplikohet për këta prodhues energjie, ndërkohë që sipas anëtarëve të bordit të ERE-s ky çmim garanton qëndrueshmërinë e tyre.

Vendimi i qeverisë që përcakton metodologjinë e caktimit të çmimit, vendos edhe tavanin që mund të aplikohet në këto raste.

Deri në mesin e shkurtit të vitit që kaloi çmimi tavan ishte 8.5 lekë/ kwh, por ai u ndryshua përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, duke u rritur në 10 lekë/ këh. Te prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike futen centralet me fuqi të instaluar deri në 15 MW.
Krahas lobimit të privatëve, një ndër faktorët që shtynë qeverinë drejt këtij vendimi është edhe fakti se në vend që ta fusin në rrjet, disa HEC-e private e përdorin energjinë për prodhim Bitcoin.

Gazeta Jonë raportoi më herët për një fenomen të tillë që është bërë masiv ndër privatët.

RAPORTI KONFIDENCIAL/ KESH blen energjinë sa “frengu pulën”, HEC -et private e përdorin për prodhim Bitcoin