Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës.
Një 22-vjeçare është gjetur dje pa shenja jetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Më datë 16, pra dy ditë më parë, familja e të resë ka bërë kallëzim në polici për largimin e saj nga banesa.
Njoftimi:
Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.