Në këtë rrugë, pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, u ekzekutua mbrëmjen e sotme shtetasi Bujar Nasufi.
56-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej brenda makinës së tij dhe po shkonte drejt banesës, nga një person që iu afrua me motor. Në vendngjarje dallohet makina e viktimës dhe forca të shumta të policisë.
Disa persona kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, të cilët kanë dhënë tashmë dëshmitë për efektivët e policisë.
Paraprakisht, raportohet se pas vrasjes, autori është larguar me motor në drejtim të Selitës. Në këtë zonë janë ngritur disa postblloqe të policisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja nga arma e zjarrit.
Lidhur me viktimën nuk ka informacion. Ai, deri në këto momente, nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë./gazetajone