Policia e Vlorës ka arrestuar 80-vjeçarin, i cili ditën e djeshme u përfshi në një aksident të rëndë në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes së makinës që drejtohej nga 80-vjeçari, me motorin i cili drejtohej nga 22-vjeçari Fatjon Kasaj, ky i fundit ndërroi jetë.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën”, njoftoi policia.
Aksidenti u shënua rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha.
I moshuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.