Trafikantët shqitparë në Angli po ofrojnë shpërblim në rrjetet sociale për një grabitje të drogës së tyre nga bandat rivale, teksa zotohen për hakmarrje të dhunshme.

Njoftimi i ngjashëm me ato të policisë britanike në faqen e saj “Crimestoppers” për infromacion mbi kriminelë të kërkuar, zbulon edhe pamjet e personave që sipas tyre u kanë vjedhur marijuanën në femrën e tyre ilegale.

Ndërsa në mesazhin me gabime gramatikore të shqiptarëve thuhej.
“Kush di diçka për këta djem do të marr 10 mijë paund. Dërgo mesazh për çdo detaj”.

Apeli në TikTok nga gangsterët shqiptarë në Londër bëhet për pesë burra me kapuç, të cilët hynë në fermën e tyre të madhe të kanabisit dhe morrën prodhimin.

TikTok ka hequr tashmë llogarinë “London Thieves” pasi u kontaktua nga mediat, duke komentuar se “rrjeti ndalon kërcënimet, promovimin dhe nxitjen e dhunës dhe aktiviteteve kriminale.”

Kanabisi është droga ilegale më e përdorur në Mbretërinë e Bashkuar me rreth 2.5 milionë njerëz të moshës 16 deri në 59 vjeç e morën vitin e kaluar, sipas statistikave vendase.

Por bandat e shumta shqiptare po përplasen gjithnjë e më shumë njëra-tjetrën për territoret e shpërndarjes si dhe prej vështirësimit të prodhimit të drogës.