mirton lika

Mirton Lika rezulton të jetë pronari i apartamentit në Sky Tower, që SPAK dyshon se e posedonte në mënyrë të tërthortë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Por kush është Mirton Lika? Ai rezulton të jetë aksioner në disa kompani biznesi. Ai është aksioner në kompaninë “Saranda Projekt shpk”, e themeluar më 18 nëntor 2024.

“PP INVEST” është një tjetër kompani e themeluar më 6 dhjetor 2023, ku Lika rezulton aksioner. Këtë kompani ai e zotëron bashkë me Alban Dabullën, që u shfaq më 6 dhjetor 2024 në derën e vilës së Erjon Veliajt në Kodrën e Diellit, ku iu sekuestrua celulari Ajola Xoxës, si dhe me Gaz Demin.

Ortak me Gaz Demin dhe Lad Kostën, kush është konsulli Mirton Lika , pronari i apartametit që bastisi SPAK ku ruhen "sekretet" e Veliajt dhe Ajola Xoxës
Ortak me Gaz Demin dhe Lad Kostën, kush është konsulli Mirton Lika , pronari i apartametit që bastisi SPAK ku ruhen “sekretet” e Veliajt dhe Ajola Xoxës

“Tirana Brew Craft”, e themeluar më 17 korrik 2020, ka si një nga aksionerët Mirton Likën. Ortak tjetër është Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste, shkruan vna.al

Mirton Lika është po ashtu administrator i kompanisë “International Elevator Company”, e themeluar më 10 shtator 2016.

Ai është gjithashtu administrator i “Sky Hotel’s”, e themeluar më 15 shtator 2013. Lika rezulton aksioner në masën 60% në “Agro Group”, si dhe administrator i “Tirana Brew House”, e themeluar më 16 mars 2011. Lika rezulton çuditërisht edhe në dosjen e inceneratorëve pasi në të njëjtën godinë ka patur zyrat edhe kompania e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Ai është gjithashtu një nga aksionerët e kompanisë “Lani shpk”, e krijuar në vitin 1995. Në emër të kësaj kompanie rezulton dhe apartamenti.

SPAK aktualisht është duke hetuar për lidhje të mundshme dhe konflikt interesi mes kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, me biznesmenin Lika dhe arsyet pse Ajola Xoxa ka shfrytëzuar apartamentin 11/4 në Sky Tower, aty ku ka dhe zyrat kompania e saj “Harabel”. Veliaj po hetohet për katër vepra penale, si pastrimi i parave dhe korrupsioni. /gazetajone