Mbetjet toksike të Kurum , shtet dhe prokurori e blerë? Gazetaret zbulojnë skandalin e ri, sa kanë paguar turqit?

Gazetaret Klodiana Lala dhe Ola Xama kanë  ka folur në MCN për skandalin e mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme të Kurum, skandal i cili duket se po mbulohet, ndërkohë që mbetjet mbahen në Porto Romano dhe ende nuk janë dërguar për analiza.

Mafia e mjedisit në aksion, si Shqipëria eksportoi ilegalisht MIJËRA TON mbetje TOKSIKE nga oxhaqet e kompanisë Kurum

Lala tha se ka një përpjekje për të “varrosur” çështjen.

“Kontejnerët që dyshohet se përmbajnë lëndë toksike janë vendosur në Porto Romano. Investigimi i BIRN tregonte se Kurum ka eksportuar një sasi shumë të madhe mbetjesh. Nëse mbani mend, kemi ngritur këtë shqetësim se çfarë ka ndodhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum. Nuk kishte transparencë.

Çfarë na rezulton? Kjo kompani ka eksportuar jashtë vendit nën hundën e autoriteteve shqiptare. Është një zinxhir institucionesh të korruptuara. Ne nuk kemi asnjë evidencë apo transparencë se çfarë po ndodh me shëndetin e shqiptarëve dhe ku kanë përfunduar mbetjet. Mund të jenë edhe dhjetëra apo qindra ton që nuk dihet se ku mbahen.

Ajo që duhet të shqetësojë shtetin, është fakti që 102 kontejnerët janë vendousr në Porto Romano dhe nuk janë marrë mostrat për analizat. Shteti duhet të vepronte me urgjencë, ka dëmtim serioz të shëndetit po mbahen në kushte të papërshtatshme. Nuk e dimë efektet negative që mund të sjellë në popullatë.

Të gjitha institucionet ia kanë futur gjumit dhe duan ta varrosin çështjen. Mostrat duhet të merreshin me urgjencë dhe të ishte përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur. Pse nuk ka inspektim ndaj Kurum?

Sa ton ka prodhuar mbetjet të rrezikshme? Të gjithë çfarë po bëjnë? Kanë mbyllur gojën, nën influenca, ndërsa shteti do ta mbyllë. Ia kanë lënë në derë prokurorisë”, tha Lala.

Ndërkohë, Xama bëri një denoncim të rëndësishëm në lidhje me aktivitetin e kompanisë “Kurum” dhe eksportimin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria. Ajo deklaroi se që nga viti 2020, kompania ka eksportuar jashtë vendit të paktën 20 mijë ton mbetje të rrezikshme, një rritje e madhe nga 2800 ton që ishin raportuar më parë dhe ky veprim është bërë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare, por sipas saj, nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

“Nuk ka interes sot që të invesojnë në industrinë metalurgjike për shkak të kostove të larta të filtrave për hiret që prodhon kjo industri. Por vende të botës së tretë siç shihet Shqipëria, apo Tajlanda ku mbetjet hidhen dhe nuk trajtohen shihen nga kompani të ngjashme si Kurum që arrijnë të korruptojnë edhe autoritetet, pozitën dhe opozitën dhe mediat dhe askush nuk flet dhe nuk ka ndonjë sinjal nga organizatat ndëkrombëtare, bëhet sikur hetohet.

Mbetjet toksike të Kurum , shtet dhe prokurori e blerë? Gazetaret zbulojnë skandalin e ri, sa kanë paguar turqit?
Mbetjet toksike të Kurum , shtet dhe prokurori e blerë? Gazetaret zbulojnë skandalin e ri, sa kanë paguar turqit?

Unë do të thoja mirë që kemi disa media të pavarura dhe disa gazetarë që mund të flitet për këtë temë se është tabu kudo.

Kompania “Kurum” ka arritur që të eksportojë në shkelje të të drejtave ndërkombëtare dhe kombëtare 20 mijë ton mbetje.

Pra, ishin 2800, u bën 20 mijë mbetje nga viti 2002 deri ne fund të vitit 2024. Pra, këtu asgjë nuk ndodh, askush nuk reagon”- tha Xama. /gazetajonë