Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Zall Mner brenda një automjeti, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40. Policia bën me dije se shtetasi Lulzim Visha, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimini e autorit/ëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.