Një person ka humbur jetën pas një ekzekutimi me armë zjarri brenda automjetit të tij. Viktima, Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, është gjetur i pajetë në mjetin e tij rreth orës 07:40 të mëngjesit në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.

Policia dyshon se vrasja është kryer me armë zjarri, por ende nuk ka informacion të plotë lidhur me të shkuarën e viktimës apo pistat e mundshme të hetimit.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.