Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në rrugën “Shën Stefani”, Zall Mner.

Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi.

Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit është gjetur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar) në rrugën “Shën Stefani”.

Viktima 48-vjeçar drejtonte automjetin e ‘Postman’ një kompani postare që dërgon pako dhe dërgesa në gjithë Shqipërinë dhe në të cilën ai punonte si postier.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, Visha po shkonte për në punë. /gazetajone