
Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me atentatin ndaj Kristian Markut alias Kristi Bardhi në Vlorë. Policia e Vlorës arrestoi 3 ditë më parë, Erald Cenaj nga Kukësi, pasi akuzohet për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”. Cenaj është personi që ka siguruar makinën që u përdor gjatë ekzekutimit të Kristian Markut.
Makina që u përdor në krim, rezulton se kishte të prerë numrin e shasisë. Me ndihmën e ekspertëve gjermane, është bërë i mundur që të identifikohet dhe më pas është shkuar tek identifikimi i autorëve. Dy shtetas kosovarë kanë treguar prova se automjetin afro një vit më parë ja kishin shitur Erald Cenajt.
Pasi arrestimit ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se do të rrëfente se kujt ja kishte dhënë makinë, por më pas ka “kycur” gojën.
Hetuesit besojnë se ai ka dijeni të plotë për personat që kanë organizuar vrasjen e Kristian Markut nga Rrësheni.
Ky i fundit u ekzekutua teksa udhëtonte në aksin Fier-Vlorë. Ai dyshohet të jetë vrarë për motive gjakmarrje. Më herët i është ekzekutuar xhaxhai i tij, Martin Bardhi. Familja Bardhi është në konflikt me familjen Reci po nga Rrësheni.