-640-0-tanket-izraelite-prane-kufirit-me-gazen-1698340601

Qeveria në Tiranë dhe administrata e Trump janë në bisedime për të zhvendosur deri në 100 mijë banorë të Gazës në Shqipëri. Gazetari i njohur izraelit, Amit Segal, me anë të një postimi në rrjetin social X shprehet se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe opsionet janë Shqipëria dhe Indonezia.

“Stacioni i radhës – Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për zhvendosjen e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burime izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme” – shkruan gazetari Amit Segal.

Ky lajm vjen pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, para disa ditësh paralajmëroi se banorët e Gazës mund të largohen që aty drejt Egjiptit ose vendeve të tjera.

Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë ky do jetë rasti i katërt që Shqipëria pranon emigrantë të mbetur mes katër rrugëve. Rastet e mëparshme janë opozita iraniane që strehohet në vendin tonë, emigrantët afganë të ardhur pas rikthimit të Talebanëve në pushtet, si dhe emigrantët e paligjshëm që Italia po i sjell në Shengjin.