-900-0-1738326225xramazan-mataj-armela-hasaj-748

Prindërit e Armela Hasajt, e cila u bë “mollë sherri” për vrasjen e Ramazan Matajt nga vëllezërit e saj, Arjon dhe Klisman Hasaj, në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, kanë rrëfyer se kanë katër vite që nuk flasin me të bijën pasi zbuluan foto intime të saj me viktimën. Nëna e saj në një intervistë për ‘News24’ ka treguar se kanë 4 vite që nuk flasin me vajzën dhe ka vuajtuar shumë pasi ka parë fotot intime mes vajzës së saj dhe viktimës, Ramazan Mataj. Nga ana tjetër babai i saj është shprehur se me kohën edhe mund të falin vajzën e tyre.

Pjesë nga intervista:

Nëna Armela Hasaj: Zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur. E kam mësuar vrasjen e Ramazan Mataj në Tiranë ku kisha shkuar për vizitë, erdhën morën burrin. Nuk e mendova se do të ishin djemtë.

I keni parë të shqetësuar djemtë para 4 Janarit?

Babai: Jo, nuk i kemi parë.

I keni takuar djemtë?

Babai: Unë jo, kurse gruaja bashkëshorten dhe fëmijën i dërgova një ditë. Nuk ka thënë asgjë, thjesht i ka përshëndetur

Nëna: Djemtë nuk më thanë asgjë. Thjesht qëndruan me fëmijët.

Sa kohë keni që nuk flisni me Armelën?

Babai: Që atë natë kur erdhi kunata e saj nuk kemi komunikuar me Armelën. U bënë 4 vite

Dy martesat e saj si kanë ardhur?

Babai: Me mblesëri. Ka qenë dakord të dyja herët për t’u martuar.

Motrat pretendojnë se burri i dytë ka pasur materiale në telefon që i ka dërguar viktima?

Babai: Mi kanë sjellë në 12 të natës, nuk kam mundur ti shoh.

Nëna: Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur

Kur e kuptuat që viktima e përndiqte?

Babai: Nga viti 2020 që kur tentoi t’i hyjë në familje dhe bëri denoncimin, ia lamë drejtësisë. Ne nuk jemi në dijeni se e ka ndjekur vazhdimisht, por që ka bërë një denoncim.

Do e falni vajzën?

Babai: Do ia lëmë kohës.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vajza tjetër e familjes Hasaj. Motra e Armela Hasaj ka rrëfyer se si Ramazan Mataj ka përndjekur të motrën, madje duke tentuar të futej në banesën e saj. Ajo tregoi se mbërmjen e 4 Janarit, viktima Ramazan Mataj i kishte dërguar në Facebook, video e foto erotike të tyre. E motra e Armelës u shpreh se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj Armelën, në të kundërt do t’i kishte kërkuar dorën pasi e ndau nga burri i parë.

“Kam qenë në shtëpi, kur ai ka tentuar të hyjë brenda tek shtëpia e saj. Kam qenë në atë banesë, isha në katin e dytë dhe ai poshtë. Nuk e mendova se e kanë bërë vëllezërit, por na shkoi në mendje konflikti i parë me vëllezërit që u dilte para dhe vëllai na e shprehte si shqetësim. I kam fshirë të gjitha, ishin foto erotike, foto tmerri për ti parë. Na i çonte në disa njerëz në fshat, fshati i dinte të tëra dhe s’kanë burrni të dalin të flasin, e dinë shumëkush se si ka vepruar dhe çfarë ka bërë”, rrëfeu motra e Armelës.

Më herët Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, ka treguar se si nisi historia që përfundoi në tragjedi. Armela tregon se me Ramazanin u njoh në rrjetet sociale, por ai e kërcënonte vazhdimisht, madje kishte kërkuar që ta prostituonte. Motra e Arjon dhe Klisman Hasajt tregon se ka kërkuar të shkëptej nga viktima, por 33-vjeçari e ka kërcënuar me fotot intime të saj, madje edhe me vrasje.

Vëllezërit Hasaj vranë fqinjin e tyre, pasi e akuzonin se kishte lidhje me motrën e tyre, marrëdhënie e ndaluar që i kishte sjellë 2 divorce, Armela Hasajt. 33-vjeçari, Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e 5 janarit, vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip “Mercedez Benz”. Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi.