IMG_9372

Një avion me dy motorë që transportonte një paciente fëmijë dhe nënën e saj u rrëzua në një lagje në verilindje të Filadelfias të premten në mbrëmje, duke shpërthyer në flakë.

Learjet 55 me gjashtë persona në bord u rrëzua pasi u nis nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias, tha Administrata Federale e Aviacionit për CNN.

Në bord ishte pacientja e mitur dhe nëna e saj, që po ktheheshin në Meksikë pasi fëmija ishte trajtuar në Filadelfia, zëdhënësi i operatorit të fluturimit Jet Rescue Air Ambulance, tha Shai Gold.

Në bord ishin katër anëtarë të ekuipazhit, një pilot, ndihmës piloti dhe dy mjek, të gjithë shtetas meksikanë.