IMG_9377

Në një atmosferë që rivalizon entuziazmin e epokës së artë të retorikës, të rinjtë socialistë u shfaqën në Kuvendin Kombëtar të Partisë Socialiste me një zell që do t’ua kishte bërë zili edhe më të përkushtuarve të rinj të Partisë së Punës gjatë periudhës së komunizmit.

Fjalimet e të rinjve ishin të mbushura me lavdërime për arritjet e partisë dhe udhëheqësit e saj, duke premtuar se do të punojnë pa u lodhur për të çuar përpara vizionin socialist në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

“Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet”, tha një prej të rinjve.

Disa prej tyre madje propozuan që portretet e udhëheqësve aktualë të vendosen në çdo institucion publik, në mënyrë që qytetarët të frymëzohen nga shembulli i tyre i ndritur.

“Të dashur shokë dhe shoqe të Partisë Socialiste, ne jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist”, u shpreh një i ri tjetër.