Adriatik Lapaj përballet me akuza të rënda nga Shehaj, i cili pretendon se ka përfituar 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK për pastrim parash. Sipas Shehajt, kjo shumë del qartë në bilancin e kompanisë për vitin 2024, dokument që mund të verifikohet në QKB.
“Pyeteni pse i ka marrë ato para. Sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë,” deklaron Shehaj, duke lënë të kuptohet se pas këtij transaksioni fshihet një histori edhe më e errët.
Shehaj shprehet se kjo çështje do të zhgënjejë shumë prej atyre që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë tek Lapaj. “E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe e zymtë e këtij sistemi,” shton ai.
Mbetet për t’u parë nëse Lapaj do të japë një përgjigje zyrtare.