Dyshime për pastrim parash, kompania Nova Construction rriti me 2500 herë fitimet në 3 vitet e fundit
Kompania ‘Nova Construction’, që do të ndërtojë kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit është relativisht e re në këtë treg. E themeluar në vitin 2012, deri para 2019-s ajo njihej pak në treg.

Dyshime për pastrim parash/ “Nova Construction” rriti me 2500 herë fitimet në 3 vitet e fundit
Dyshime për pastrim parash/ “Nova Construction” rriti me 2500 herë fitimet në 3 vitet e fundit

Bilancet financiare të kompanisë tregojnë se deri para vitit 2019, kompania ka pasur një rol periferik në fushën e ndërtimit në Tiranë.

Shifrat e pasqyruara nga Open Data tregojnë që në vitin 2013, kompania regjistron një fitim prej gati 6 milionë lekësh. Ky nuk është viti më i dobët i kompanisë. Në vitin 2019-të, kompania raporton vetëm 2 milionë lekë fitim, ose më pak se 20 mijë euro.

Gjërat ndryshojnë në 2020, ku kompania raporton një fitim para tatimit 50 herë më të lartë se viti pararendës, ose rreth 100 milionë lekë.

Të dhënat pozitive vijojnë edhe në vitin 2021, kur Nova Construction raporton rritje 65 për qind të fitimit në krahasim me 2020-ën dhe thuajse të njëjtën rritje edhe në vitin 2022.

Në total, aktualisht kompania ka në proces ndërtimi, ose përfundimi shtatë projekte madhore në Tiranë, me një kosto ndërtimi totale që nuk kalon 200 milionë euro. Bëhet fjalë për projekte si White Tower, Tirana Entry, apo Garden Building.

Shifra tregon koston e ndërtimit të këtyre objekteve, ndërsa vlera në treg e tyre pas shitjes shkon mbi 500 milionë euro. Duke llogaritur një marzh fitimi minimal prej 10 për qind, aq sa janë të dhënat e fundit në sektorin e ndërtimit për fitimet i vitit 2015, rezulton se kompania Nova brenda tre viteve ka rritur me 2500 herë fitimin e saj, duke thyer çdo teori tregu. Edhe Apple në vitin e parë pas hedhjes në treg të iPhonet nuk i rriti dot fitimet më shumë se 30 për qind.