IMG_9560

Ka marrë fund “thrilleri” në Larisa të Greqisë, ku 60-vjeçari Dimitris Koltsidas vrau dy persona brenda biznesit të zdrukthëtarisë që ai zotëronte, pas problemeve me borxhet.

Sipas mediave greke, autori i vrasjes së dyfishtë ka vdekur brenda punishtes së tij të drurit në Gonnoi të Larisës. “Koltsidas, i cili mbante në dorë një kallashnikov, ka qëlluar disa herë në ajër para se të kthente armën mbi vete dhe t’i jepte fund jetës”, raporton “Protothema”.

Merr fund “thrilleri” në Greqi/ Ekzekutoi dy borxhlinjtë,

Policia hyri në punishten e zdrukthtarisë, së bashku me ekspertët piroteknikë, për të kontrolluar për granata dhe lëndë plasëse, pasi pretendohej se autori kishte në zotërim një të tillë.

Merr fund “thrilleri” në Greqi/ Ekzekutoi dy borxhlinjtë,

Avokati i tij, Stelios Sourlas, i cili foli me gazetarët pas ngjarjes tragjike, tha se autori ishte i vendosur t’i jepte fund jetës dhe në komunikimin e tyre të fundit i tha: “Më vjen mirë që të takova, merre në dorë funeralin tim, nuk kam fare para”.

Menjëherë më pas, siç përshkroi ai, u dëgjuan të shtëna armësh dhe një zhurmë si shpërthim granate. Ai tha gjithashtu se 60-vjeçari po përballej me një problem të rëndë shëndetësor dhe ishte në fazën përfundimtare.