IMG_9578

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pavarësisht problematikave që ka shfaqur përgjatë mbrëmjes së diel dhe gjatë orëve të para të mëngjesit me sistemin elektronik dhe tabelat e rezultateve, ka vijuar numërimin e votave dhe shpalljen e shifrave zyrtare.

Sipas të dhënave, deri në orën 06:04 janë procesuar 88.04% e vendvotimeve.

Kryeson Vetëvendosja e Albin Kurtit pothuajse me të njëjtat shifra si në mesnatë, me 41,29% të votave, e ndjekur nga PDK me 21,83% të votave, LDK me 17,75%, AAK dhe NISMA me 7,68% dhe përfundohet me Lista për Familjen me 2,31%.

LVV – 41.29%
PDK – 21.83%
LDK – 17.75%
AAK+NISMA – 7.68%
Lista për Familjen – 2.31%