Zgjedhjet për Parlamentin Evropian kanë përfunduar dhe si pasojë e rezultateve, Franca dhe Belgjika shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Megjithatë, nuk ishin të vetmet këto vende që kanë pasur surpriza, pasi 9 qershori ishte i keq edhe për partitë në pushtet në Gjermani, Hungari, Holandë dhe Austri. Partitë e qendrës së djathtë dhe të ekstremit të djathtë morën numrin më të madh të vendeve në vendet më të populluara: Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Poloni.

Franca po ndjen zhvendosjen në të djathtë pas disfatës dërrmuese të aleancës së presidentit Emmanuel Macron dhe fitores së partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen. Kështu, Macron shpërndau parlamentin francez dhe shpalli zgjedhje të parakohshme. Edhe në Gjermani, situata nuk ishte më mirë, pasi qendra e djathtë siguroi një fitore komode, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë doli e dyta, duke mposhtur socialistët e kancelarit Olaf Scholz, të cilët janë në vendin e tretë.

Në një kontinent që është përpjekur të dëbojë fantazmat e fashizmit për tetë dekada, tashmë prania e ekstrimit të djathtë do të jetë një nga temat kryesore pasi edhe pse nuk kanë gjasa që të koordinohen si grup i vetëm brenda Parlamentit Europian, ata do të jenë ende në gjendje të ndikojnë në drejtimin e përgjithshëm të BE-së. Në gjithçka, nga emigrimi te politikat klimatike.

Sinjali paralajmërues më ogurzi për të ardhmen e BE-së është Franca, duke pasur parasysh shkallën e fitores së ekstremit të djathtë ndaj Macron. Të gjithë sytë do të jenë tani në atë nëse vala populiste e Francës do të ruajë vrullin e saj përmes zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe deri në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës – ku një fitore nga e djathta ekstreme Marine Le Pen do të kërcënonte dhe do të shkakonte trazira në të gjithë Bashkimin Europian.

Më poshtë, kemi një “hartë” që tregon më qartë shpërndarjen e mandateve në Parlamentin Europian: 

(Sinn Féin) “Majtas” 

Ky grup është më i majtë se “socialistët dhe demokratët” dhe përfshin partitë e gjelbra, komuniste dhe euroskeptike. Një nga përfaqësuesit e kësaj partie është liderja e opozitës irlandeze Mary Lou McDonald. Ata fituan 35 vende, duke humbur dy në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës.

Socialistët dhe Demokratët (S&D)

Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve është një bllok tradicional i qendrës së majtë dhe përbëhet kryesisht nga parti socialdemokrate. Një nga përfaqësuesit e shquar është kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ata fituan 135 mandate, pra katër më pak se në zgjedhjet e 2019-ës.

“Të gjelbrit”

Ky grup përbëhet kryesisht nga parti të gjelbra dhe rajonaliste, një nga përfaqësuesit e shquar të të cilave është ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbock. Ata fituan 53 vende, që është 19 më pak se sa fituan në zgjedhjet e pesë viteve më parë. Ky grup liberal, pro-evropian u themelua në vitin 2019 dhe është pasardhësi i grupit “ALDE”.

Partia Kombëtare Evropiane (EPP)

Ky është blloku tradicional i qendrës së djathtë dhe përbëhet nga partitë Demokristiane dhe Konservatore. Ndër përfaqësuesit e shquar të kësaj partie janë kryeministri polak Donald Tusk dhe Ursula Von Der Leyen. Ata fituan 189 vende, që është 13 vende më shumë se në zgjedhjet e 2019-ës.

Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR)

Këto janë parti të krahut të djathtë që shpesh janë më kritike ndaj BE-së sesa PPE. Mes përfaqësuesëve të këtij grupi përmendim kryeministren italiane Giorgio Meloni. Ata fituan 72 mandate, pra tre më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

Identiteti dhe Demokracia (ID)

Grupi Identiteti dhe Demokracia është një grup i ekstremit të djathtë që mbron politikën nacionaliste, populiste dhe euroskeptike. Një nga përfaqësuesit kryesorë është liderja e opozitës franceze Marine Le Pen. Ata fituan 58 vende në Parlamentin Evropian, d.m.th. nëntë më shumë se në vitin 2019.

“Të padrejtuarit”

Këto janë parti kombëtare ose deputetë individualë të PE që refuzojnë t’i bashkohen ndonjë grupi parlamentar. Ndër ta përmendim kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Ata fituan 45 vende.

“Të tjerët”

Ky grup mund të përfshijë eurodeputetë të pavarur, si dhe ata që nuk janë caktuar ende në një grup politik dhe zënë 50 mandate parlamentare.

Për të gjitha këto rezultate, votuesit nga 27 vende votuan në katër ditë për 720 anëtarë të Parlamentit Evropian, të cilët do të shërbejnë për 5 vitet e ardhshme – edhe pse ka të ngjarë që ata të jenë në gjendje të koordinohen si një grup i vetëm brenda Parlamentit, ata ende do të ndikojnë në drejtimin e përgjithshëm të BE-së në çdo gjë. Detyra e tyre e parë është zgjedhja e presidentit të Komisionit Evropian.