![IMG_9584](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9584.jpeg)
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),nderi tani janë numëruar 88.04% e votave.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306,556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83% apo 162,033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75% apo 131,798 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.31% apo 17,174 vota.
Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë. /gazetajone