Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë dhe jo vetëm pas vrasjes së 37-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa nga bashkëshorti i saj.

Mediat italiane raportojnë se nga detajet e reja dhe hetimet e deri tanishme rezulton se vrasja është një krim i paralajmëruar.

Ndonëse nuk ishin të ndarë ligjërisht martesa e Klodianës me bashkëshortin Alfred Vefa kishte marrë fund prej rreth 6 vitesh.

Mësohet se viktima kishte një lidhje kohët dhe ky i fundit kishte takuar Alfredin duke i kërkuar që t’i jepte fund lidhjes me Klodianën.

Në një situatë t tillë bashkëshorti nuk e pranoi kurrë ndarjen si dhe e kishte kërcënuar disa herë Klodianën duke i thënë “po të numërohen ditët” dhe “do të jesh e imja ose e askujt”.

Sipas hetuesve italianë mësojnë se 37-vjeçarja ishte në dijeni që Alfredi mbante një armë pa leje, por nuk kishte frikë.