Janë bërë publike pamjet ku shihen automjeti me të cilin është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska pas rrëmbimit të saj.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet momenti kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti. Rreth orës 7:55, një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.
Në video shihet se në “Citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë.

Pamjet janë kapur nga një kamer, e cila është vendosur në një pronë private, tregon Renault Kango duke kaluar i pari dhe më pas “Citroen” i vjedhur.

Pamjet e publikuara nga “PortaliX”: