Publikohen pamjet e para, që tregojnë shpërthimin e zjarrit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, që është më të madhi në Evropë.

Sipas kryetarit të bashkisë, Dmytro Orlov, të Enerhodarit aty pranë: “Granatimet e vazhdueshme të armikut të ndërtesave dhe njësive [të uzinës]”, dukej se shkaktuan një zjarr në stacionin bërthamor, shkruan BBC.

Siç është raportuar më herët, një zjarr ka shpërthyer pranë një prej gjashtë reaktorëve bërthamorë në centralin Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.
Ndërkohë Rregullatori i Ukrainës i tha IAEA-s se nuk ka pasur ndryshime të raportuara në nivelet e rrezatimit në vendin e centralit, ka postuar në Twitter agjencia bërthamore.
Zaporizhzhia thuhet se kontribuon rreth një të katërtën e fuqisë së Ukrainës dhe është më i madhi në Evropë.
Dhe pas kësaj, presidenti i Ukrainës ka kërkuar “veprim të menjëhershëm” nga bota mes sulmeve ruse në centralin më të madh bërthamor të Evropës.
“Centrali më i madh bërthamor në Evropë është në zjarr tani”, ka thënë Volodymyr Zelensky në një video të postuar në Twitter.