Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave gjatë paradites, ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen gradualisht duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta.

Ndërsa në zonat malore do të ketë rrishfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.