Pas ditën e sotme Gramshi është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat janë shoqëruar edhe me rrufe.

Në një mot të tillë fati deshi që bariu i një tufe dhish të shpëtonte pas rënies së një rrufeje mbi tufën e tij.

38-vjeçari Dëfrim Qyra po kulloste dhitë rrëzë malit të fshatit Broshtan kur një rrufe ka goditur tufën.

Qyra arriti të shpëtonte por mundësia e tij e vetme e jetës nuk arritën të shpëtonin.

Mësohet se më shumë se 10 dhi kanë ngordhur ndërsa 38-vjeçari ka apeluar që qeveria ta dëmshpërblej për fatkeqësinë natyrore që i ka ndodhur.