Drejtor Skerdi e bën “baltë” te OST, Drenova kapet “mat” nga KLSH : Një mal me shkelje që mund ta çojnë pas hekurave

Një “thes” me shkelje ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport që ka përpiluar me gjetjet nga kontrolli brenda Operatorit të Sistemit të Transmetimit të drejtuar nga Skerdi Drenova. Gazeta Jonë publikon raportin me gjetjet që janë për t’u dërguar në prokurori.

Drejtor Skerdi e bën "baltë" te OST, Drenova kapet "mat" nga KLSH : Një mal me shkelje që mund ta çojnë pas hekurave
Drejtor Skerdi e bën “baltë” te OST, Drenova kapet “mat” nga KLSH : Një mal me shkelje që mund ta çojnë pas hekurave

“Janë konstatuar shmangie të cilat kanë ndikuar në performancën financiare të shoqërisë.  Në hartimin e kërkesave buxhetore janë konstatuar se OST, ka programuar zëra shpenzimesh të cilët nuk i shërbejnë qëllimit dhe natyrës së aktivitetit të punës” thuhet në raport.

Por cilat janë disa nga shkeljet konkrete që ka konstatuar KLSH? “Gjatë auditimit të mënyrës së rekrutimit të punonjësve të rinj, nuk u dokumentua një procedurë e mirëfilltë e rekrutimit të tyre.

Deri në përzgjedhjen e tyre nuk ka asnjë informacion apo gjurmë si janë kryer këto procedura; nuk është e qartë dhe transparente, sepse nuk ka të dokumentuar hapat që ndiqen për rekrutimin”.

Gjithashtu OST nuk i ka regjistruar të gjitha pronat në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. Ky institucion ka një rritje në riskun mbi likuiditetit. “Shoqëria përballet me vonesa të konsiderueshme në arkëtimet e shitjeve që i ka bërë OSHEE Sh.a. për shërbimin e transmetimit të energjisë”.

Po ashtu, “planifikimi mbi ardhurat dhe shpenzimet nuk ka qene i saktë, devijanca e tyre në lidhje me realizimin është e lartë. Shpenzimet janë rritur ndërkohë që të ardhurat janë pakësuar OST, ka programuar zëra shpenzimesh të cilët nuk i shërbejnë qëllimit dhe natyrës së aktivitetit të punës”.

Konkretisht “shpenzimet për ekspertë kontabël dhe vlerësues, u realizuan në vlerën 44.1 milionë lekë nga 20 milionë lekë të parashikuara, duke kaluar fondit e parashikuar me gati 2 herë të parashikimit”.

KLSH gjeti manovra edhe tek tenderat. “Disa nga procedurat të cilat kanë objekt të ngjashëm me njëra tjetrën janë zhvilluar të ndara, duke bërë të mundur copëzimin e fondit dhe jo përdorimin e procedurave të prokurimit me vlerë të lartë”.

Një tjetër shkelje lidhet me faktin që kolaudimi i objekteve “Zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në linjat e Tensionit të Lartë” dhe “Rikonstruksion i linjës 110 kV, Ulëz Burrel”, është kryer nga stafi teknik i OST sh.a., të cilët nuk janë të pajisur me licencën profesionale”.

Në fund mungon analiza edhe për një metodë të përdorur gjerësisht në administratë. Makinat ma qira. “Nuk është kryer një analizë kosto-përfitim në lidhje me automjetet e mësipërme” mbyllet raporti. /GazetaJonë