![IMG_9615](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9615.jpeg)
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Sipas gazetares Anila Hoxha, prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado dorëzuan kërkesën për arrestimin e Veliajt më 20 janar pranë GJKKO. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili pas disa ditësh vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Gjatë hetimeve, SPAK ka sekuestruar sende me vlerë dhe shuma parash në ambiente të ndryshme të lidhura me Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Për Xoxën është caktuar masa e arrestit në shtëpi.
Ndërkohë, biznesmeni Elman Abule është arrestuar, ndërsa ndaj biznesmenëve Gentjan Sula, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Meriman Palushi dhe Fatmir Bektashi është vendosur masa e detyrimit për paraqitje.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një bashkëbisedim me qytetarët nesër në mëngjes.