![IMG_9672](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9672.jpeg)
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të dalë mëngjesin e sotëm para togave të zeza, ku Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë seancën për vleftësimin e masës së sigurisë për Veliajn, i cili mesditën e së hënës u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Seanca do të mbahet në orën 08:30, ndërsa kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.
Gjyqtari i çështjes ndaj Veliajt është Erjon Bani, ndërsa është aluduar se Bani e ka personale me Veliajn.
Por këto dy vendimet që e kanë shpallur të pafajshëm Erjon Veliajn janë dhënë nga gjyqtari Erjon Bani.
Gjyqtari Bani në dy raste e ka shpallur të pafajshëm Veliajn.
Për dy padi që janë ngritur nga ish-deputetja e PD-së, Grida Duma dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku./oranews