Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Ardian Hajdari është shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg, por gjykata i pezulloi dënimin me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.

Sipas hetimit, ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat.

Ish-anëtari i KPA-së u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022. Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat në fjalë.