Një prokuror në Spanjë ka kërkuar 8 vite burg për këngëtaren Shakira, me akuzën e evazionit fiskal në shumën e gati 14.5 milionë eurove. Ylli latin, që ka shitur më shumë se 80 milionë kopje këngësh në të gjithë botën, akuzohet për mos pagimin e taksave nga vitet 2012 deri në 2014-ën, një periudhë kohe që Shakira thotë se nuk ka jetuar në Spanjë.

Ndërkohë sipas disa dokumenteve të zbuluara nga Reuters, këngëtarja ka qenë rezidente në shtetin iberik disa herë në këto vite, madje në maj të 2012-s bleu një shtëpi në Barcelonë. Shtëpi kjo që u përdor nga vetë artistja dhe familja e saj.

Tani prokurori kërkon një dënim 8-vjeçar për Shakira-n dhe një gjobë prej 23 milionë eurosh, nëse shpallet fajtore. Ende nuk ka një datë për gjyqin mes tyre. Përfaqësuesit e artistes në një deklaratë të shkurtër të mërkurën thanë se ajo është e apfajshme dhe e konsideron çështjen si mos respektim ndaj të drejtave të saj