Këngëtarja Olta Boka ka folur për herë të parë për sëmundjen që e shoqëron çdo verë. Ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim në instagram përmes pyetje-përgjigjeve në instastory ku ka kërkuar dhe sugjerimet e ndjekësve në lidhje me problemin e saj.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajret e alergjisë”- shkruan Olta, duke kërkuar edhe këshillat e ndjekësve të saj.

Teksa po bashkëbisedonte me fansat e saj, këngëtarja e njohur zbuloi gjithashtu se ka tashmë disa vite që vuan nga kjo sëmundje, ndërsa tregoi edhe detaje të tjera rreth problemeve që i shkakton.

“Në fakt unë vuaj nga dermatitis, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony ëilliams te Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj!”, shkruan këngëtarja.