Rudina Dembacaj ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka treguar se “është dënuar të rrijë shtrirë”.
Ndjekësit kanë nisur menjëherë nga pyetjet, madje një prej tyre i ka shkruar “Rrezik shtatzënie?”. Mirëpo Rudina ka sqaruar se ka një tjetër problem.

“Jo nuk kam rrezik shtatzënie! Kam muskulin piriformis që prek nervin shiatik dhe nuk ec dot”, ka treguar moderatorja.