Ish-konkurrentja Ledjana Prenga ka qenë një nga personazhet më të përfolur në mediat rozë, për shkak të rrugëtimit të saj në “Përputhen” dhe historisë me Mevlan Shabën.

Së fundmi, ajo ka mundur të rikthejë “Instagram”-in e saj, pasi prej muajsh ishte i hakuar.

Pa humbur kohë Ledjana ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj. Një prej tyre ia ka kujtuar të gjitha gjërat që ka përjetuar kur Ledjana ka qenë pjesë e “Përputhen”.

Teksa ndjekësi i tregon se e kanë ftuar të marrë pjesë në “Përputhen”, por ka frikë të shkojë, Ledjana tregon: “Maksimumi do qash si unë, do marrësh ca pauza, s’do të zërë gjumi disa netë rresht nga komentet, por të gjitjha këto do të bëjnë më të fortë dhe kjo do të shërbejë gjithmonë në vazhdim”.