Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, i është futur me kokë pazareve për të të ndarë milionat e procesit zgjedhor, te miqtë dhe shokët e tij e nëpërmjet tyre fut llokmat në xhep, duke sajuar shërbime elektorale që bien “erë.
Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 10 shkurt 2025, Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se ka zhvilluar tenderin, me objekt ‘shërbime edukimi të votuesve gjatë fushatës, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025’.
Këtë tender me vlerë kontrate 484 milionë lekë me TVSH, Ilirjan Celibashi ia ka dhënë kompanisë “ALBARTEX”, që sipas regjistrit tatimor, rezulton se është në pronësi të Vasil Naçit të hotel “Plaza”, i kullave, pallateve dhe 9 hidrocentraleve në Lukovë, Borsh, Elbasan e Tropojë.
Kompania “ALBARTEX Sh.p.k”, që do do “edukojë” shqiptarët si të votojnë me 11 maj 2025, është pjesë e kompanisë “AGNA Group Shpk”, që importon e shet në Shqipëri, ushqime greke të shportës së konsumit familjar, produkte të ambalazhura për fëmijë dhe pije e lëngje.
Ilirjan Celibashi vë gishtin kokës, heq fotot tallëse ndaj shqiptarëve, PRAPASKENAT e sherrit në KQZ
Por tregtari i makaronave, Vasil Naçi, nëpërmjet tenderit që i dha Ilirjan Celibashi, ka marrë 484 milionë lekë, për gjoja edukimin e shqiptarëve, si të gjejnë emrin në listë, si të gjejnë dhe mbajnë mend qendrën e votimit, datën dhe orën votimit, si të sillen në qendrat e votimit, te kabina e fshehtë dhe si duhet të vënë kryqin te kuadrati i partisë e kandidatit të preferuar.
Me këtë kompani, Vasili bën kurse e jep leksione, si mund të bëhesh milioner e të arrish sukses në biznese ndërtimi kullash, pallatesh, resortesh, hotelerie e energjie.
Por tenderi që i dha Celibashi dhe lejet e ndërtimit e të HEC-ve që ka marrë, tregojnë se ai është i aftë për të bërë pazare; një ndër to edhe 484 milionë lekë, për të “edukuar” shqiptarët si të votojnë me 11 maj.