![IMG_9692](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9692.jpeg)
Pas një seance të tensionuar që zgjati për më shumë orë dhe ku pati shkëmbime akuzash mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado, GJKKO ka vendosur që kreu i bashkisë do të qëndrojë pas hekurave.
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani i ka ndryshuar masën e sigurisë vetëm Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, e cila nga arrest në shtëpi do të ketë masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.
Në arrest në burg do të vijojë të qëndrojë edhe biznesmeni Elman Abule. Po kështu edhe 5 biznesmenët e tjerë do të vijojnë të kenë masën “detyrim për t’u paraqitur”.
Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjyqtari qëndroi rreth dy orë në dhomën e këshillimit pasi dëgjoi të gjitha palët.
Erion Veliaj kërkoi lirimin nga qelia në këmbim të garancisë pasurore. Kërkesa e tij nuk u mor parasysh dhe do të vijojë të qëndrojë në arrest në burg.
Ajola Xoxa kërkoi lehtësim të masës nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për shkak të fëmijës së mitur. Kërkesa e bashkëshortes së Veliajt u pranua.
Vendimi i GJKKO për masat e sigurisë:
1.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale.
3.Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.
4.Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
5.Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.
6.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al Krimin e Organizuar.
7.Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
8.Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.
9.Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
10.Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
11.Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
12.Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.
13.Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
14.Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.
15.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.