IMG_9722

Deputetja socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjit është vënë nën hetim nga SPAK si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në kuadër të dosjes Veliaj, me dyshimin se ka intimiduar kushërirën e saj Ina.G.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se njëri nga takimet me kushërirën e saj është përgjuar, me metoda proaktive, ku tregohet se deputetja e PS-së ka ushtruar presion ndaj dëshmitares për të mbyllur gojën lidhur me informacionet që ajo kishte në lidhje me Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn.

“Në informacionet që unë kam, njëri nga takimet me kushërirën është i përgjuar, me metoda proaktive.

Bushka, në prani të avokatëve dhe të Ajola Xoxës, i ka kërkuar me insistim kushërirës që të mos dëshmonte, i kanë sekuestruar asaj telefonin dhe i kanë dhënë telefon të ri që të zhdukin provat”- tha Klodiana Lala