
Në vetëm pak orë në Itali humbën jetën një nënë 33-vjeçare dhe foshnja që mbante në krahë, në përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar.
Gruaja, Ilaria Segalini kishte rreth dhjetë ditë që ishte në pushim të lehonisë. Megjithatë, paraditen e djeshme, gjendja e saj u përkeqësua papritur pasi rreth një vit më parë ajo kishte bërë një operacion për një tumor që dukej se ishte mposhtur.
Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Novara, ku mjekët u përpoqën ta ringjallën dhe ndërkohë kryen një operacion cezarian në përpjekje për të shpëtuar foshnjën, e cila megjithatë vdiq pak minuta pas lindjes.
Disa orë më vonë vdiq edhe nëna.
llaria Segalini ishte shumë e njohur në zonën e Novarezit të Poshtëm edhe për të qenë nënkryetare e Pro Loco të Tornaco.