
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka akuzuar Ramën dhe Veliajn, të cilët sipas tij kane vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë
“Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta katandisur çështjen tek të brendshmet dhe të jashtmet e Jolkës.
Kjo është një mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve.
Unë u them dhe njëherë këtu se gardëroba e Ajolës, e barabartë me të Lajla Asadit. Me dhjetëra kompani, BYLI, Eventi, Muza, Shizi, çfarë emrash që nuk mund t’i imagjinoni, që të gjitha vinin, merrnin paratë për Ajolën dhe Erionin në Bashkinë e Tiranës, në drejtorinë e qeverisë, në Ministrinë e Kulturës.
Pa lëre, kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të SHBA dhe BE.
Tani unë i them Edi Ramës jep dorëheqjen për të gjitha paratë që u keni vjedhur.
Paratë e taksapaguesve amerikanë që keni vjedhur ju nuk do i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, por do i paguani ju me pasuritë e vjedhura.
Prandaj të ktheni urgjent paratë se atje po bëhet një audit dhe ju dilni më të nxirë, vendi më i lakmuar për vjedhje përmes Sorosit dhe USAID është Shqipëria, Edi Rama, Erion Veliaj dhe klani i tyre.
Kështu që Edi Rama ktheji mbrapsht paratë e vjedhura USAID-it dhe BE.
Ju nuk e dini që këto që ju keni dëgjuar janë vetëm maja e ajsbergut me ato që kanë vjedhur me paratë e taksapaguesve europianë.
Dhe në mënyrë absolute do i bëjmë publike…
E dini ju që ato të IPARD-it kanë historinë e tyre.
Dhe nuk është vetëm IPARD-i.
Kështu që kemi të bëjmë me një bandë hajdutësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë të pashembullt dhe këta do ndëshkohen“, tha Berisha.